Bayern avancon drejt titullit, Werder drejt rënies

09/04/2016 18:00

Bayern Munchen e ka zgjatur hapin drejt titullit në Bundesligë, teksa kaloi me lehtësi në javën e 29-të Shtutgartin me rezultatin 1-3. Hertha u ndal në barazimin 2-2 me Hannover të premten, ndërkohë që Eintracht dhe Werder me humbjet e radhës rrezikojnë ndjeshëm rënien nga kategoria.

Nuk ishte një ndër ndeshjet më të mira për bavarazet, por diferenca me kundërshtarin u ndje. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 31, kur Niedemeier devijoi topin në portën e tij. Me fillimin e pjesës së dytë Alaba bëri shifrat 2-0.

Shtutgart shkurtoi shifrat në minutën e 63-të me Didavi, por Douglas Costa i shërbyer nga Lewandovski fiksoi rezultatin 1-3. Bayern për momentin është 8 pikë më shumë se Dortmund që do të luajë të djelën kundër Schalke 04.

Në takimet e tjera të ditës në Bundesligë veçohet fitorja e Ingolstadt me Borussia Monchengladbach. Një gol në minutën e 87 nga Hartman i ka dhënë mundësinë skuadrës së Inglostadt të ngjitet përkohësisht në vendin e 8-të.

Në përballjen e mbijetesës Werder Bremen e humbi duelin me rivalen e drejtepërdrejtë Augsburg. Edhe pse Werder Bremen ishte e para që kaloi në avantazh me Grillitsch, miqtë ë Augsburg shënuan 2 herë me Finnbogason dhe Ho Hong.

Edhe Hamburg u mund në shtëpi 1-2 nga Darmstadt. Sulu dhe Gondorf shënuan të parët për miqtë, ndërsa goli i Holtby në minutën e 90-të shërbeu vetëm për statistikë.

Top Channel