Krutja kampione e A2 në volejboll

09/04/2016 00:00

Ekipi i femrave të Krutjes ka ruajtur traditën, duke u shpallur kampione e Grupit A2 në volejboll, teksa ka mundur në finale ekipin e Studentit me rezultatin e pastër 3-0.

Një tjetër e veçantë e suksesit të ekipit lagunar është se në të 14 ndeshjet e lajtura në këtë sezon, vajzat e Krutjes kanë humbur vetëm 1 set.

Pas fitores, trajnerja e vajzave të Lushnjes, Erilda Allkanjari është shprehur se ekipi ka nevojë për mbështetjen e bashkisë dhe të sponsorëve.

Në dhënien e kupës së kampioneve ka qenë e pranishme edhe ministrja Eglantina Gjermeni, e cila ka premtuar mbështetje për ekipin.

Top Channel