Albina Agolli është një ndër të shumtat vajza që ka zgjedhur të bëjë pjesë në programin ditor, kursin e vetmbrojtjes.

Duke zhvilluar teknika nga më të thjeshtat deri në më komplekset ajo shpjegon arsyet pse ka zgjedhur të vetëmbrohet në këtë mënyrë.

“Në radhë të parë për të bërë një aktivitet sportiv, dhe mundësia më e mirë ishte këtu se kam moshatarët e mi, plus që të duhet në jetën e përditshme për t’u vetëmbrojtur”, thotë Albina Agollil.

Mësimi i teknikave të vetmbrojtjes fillon nga arsyeja më primare, sulmi. Duke filluar që prej grabitjes së sendeve personale e deri në agresion.

“Siç mund ta shikoni në klasat tona kurset e vajzave janë shumë të frekuentueshme sidomos në aspektin e vetëmbrojtjes, për shkak se është një nga artet luftarake që ndihmon në bllokimin e kundërshtarit dhe nëse agresori është me trup më të madh”, shpjegon instruktori Julian Maloku.

Fokusi më shumë është tek teknikat mbytëse, thyerjet e duarve apo të këmbëve. Teknika këto që e kanë bërë Albionën të ndihet më e sigurtë.

“Jam një luftarake e vërtetë”, thotë ajo.

Top Channel