Fabrika e këpucëve përfshihet nga flakët

09/04/2016 00:00

Një fabrikë e këpucëve, e cila ndodhet në magjistralen Ferizaj-Shkup, është përfshirë nga zjarri, ndërsa tre punëtorë të saj dhe një zjarrfikës kanë marrë lëndime të lehta gjatë përpjekejeve për të neutralizuar flakët.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes në përpjekje për ta shuar atë.

Madhësia e fabrikës dhe përhapja e flakëve kanë detyruar zjarrfikësit e Ferizajt kanë kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësit e Kaçanikut, Lipjanit e Shtimës.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Në këtë fabrikë janë të punësuar mbi 200 vetë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel