NBA, Dallas pranë kualifkimit për “Play off”

09/04/2016 00:00

Dallas Mavericks bëri një hap të rëndësishëm drejt fazës së playoffi-t në NBA. Skuadra teksane mundi në ndeshjen e saj të radhës Memphis me rezultatin 103-99 dhe tashmë e sheh veten në vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit me 41 fitore dhe 38 humbje.

Veterani Dirk Novitzki shënoi 21 pikë në këtë sfidë të Dallas duke e udhëhequr këtë skuadër drejt këtij suksesi me shumë vlera.

San Antonio Spurs bie në Denver duke u mundur nga Nuggets 98-111, por kjo humbje ishte e parëndësishme për teksanët që prej kohësh e kanë siguruar kualifikimin për në playoff të NBA.

Duket se tashmë përqendrimi i të besuarve të Greg Popovic është te përballja tjetër me Golden State Warriors, sfidë kjo që do të luhet në mbrëmjen e së dielës.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Detroit siguroi kualifikimin për në playoff për herë të parë që nga vitit 2009 pasi fitoi ndaj Uashingtonit 112-99. Indiana u mund nga Toronto 98-111, Orlando fitoi me Miamin 112-99, ndërsa Boston mposhti Miluokin 124-109.

Top Channel