Rrit çmimin e akullores, kompania japoneze kërkon falje (Video)

08/04/2016 00:00

Akagi Nyugyo, një kompani japoneze që prodhon akullore, ka rritur me 10 jenë çmimin e produktit të saj dhe për këtë ka kërkuar falje me anë të një videoje të publikuar në Youtube.

Që nga viti i themelimit të saj (1981) kjo është rritja e dytë e çmimit të akulloreve nga ana e kompanisë.

Në video shihen të gjithë punonjësit, përfshirë edhe maskotin, të rreshtuar përpara godinës së kompanisë dhe shumë të mërzitur.

Në fund të videos, ata përkulen të gjithë në shenjë ndjese ndaj konsumatorëve të vegjël.

Top Channel