F1, Sauber do të jetë në Kinë

08/04/2016 00:00

Sauber do të mund të garojë në Çmimin e Madh të Kinës në Botërorin e Formulës 1. Drejtuesit e kësaj skuadre arritën të sigurojnë fondin e mjaftueshëm nga sponsori Marcus Ericsson, për të mundësuar dhënien e pagave të muajit mars për pjesëtarët e stafit të saj.

Sipas asaj që publikohet te “Autosport”, transferimi i këtij fondi pritet të bëhet shumë shpejt dhe ditën e hënë të gjithë punonjësit e Sauberit do të mund të marrin pagën e tyre.

Sauberi po përjeton një situatë të vështirë financiare dhe drejtuesja e kësaj skuadre, Monisha Kaltenborn, po bën një garë me kohën për gjetjen e sponsorëve të tjerë financiarë.

Për këtë shkak, ajo nuk ishte e pranishme në Çmimin e Madh të Bahreinit, ndërkohë që ende nuk ka vendosur nëse do të mungojë edhe në garën e Kinës. Nëse nuk do të nënshkruhen kontrata me sponsorë të rinj, atëherë Sauberi pagat e muajit prill do të mund t’i sigurojë vetëm nga sponsorët nga Suedia dhe mbështetësit e Nasr nga Brazili.

Top Channel