Komisioni i Disiplinës, me “dorë të hekurt” ndaj Turbinës

08/04/2016 00:00

Një ditë pas ngjarjeve të dhunës në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Turbinës dhe Luftëtarit, Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë masat ndëshkimore.

Sipas tij, skuadra e Turbinës, për shkelje të vendimit të mëparshëm të komisionit, që i kishte dënuar me zhvillimin e ndeshjes pa tifozë, ndërkohë që ishin lejuar, dënojnë skuadrën e Cërrikut me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe me heqjen e tre pikëve nga klasifikimi.

Ndërkohë, sa i përket ngjarjeve të dhunës në këtë ndeshje, lojtari i Turbinës, Miza, për hyrje pa leje në fushën e lojës dhe goditjen e kundërshtarit dhe zyrtarit të ndeshjes, dënohet me një vit pezullim nga aktiviteti.

Ndërkohë, në vendimet e Komisionit të Disiplinës është pezulluar nga aktiviteti për dy ndeshje edhe drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi.

Top Channel