Një pemë ka bllokuar rrugën, një grua kërkon ndihmë, më pas…

08/04/2016 00:00

Një video mjaft e veçantë është publikuar në internet, ku në sekondat e para të saj të jep idenë e pamjeve nga një film horror dhe në të vërtetë ajo që do të ndodhë është një ngjarje reale dhe e papritur.

Në përshkrimin e videos thuhet se ajo është kapur në Victoria, Australi. Kamera ështe e vendosur në një automjet që po lëviz në një rrugë me pemë, ndërsa  në anë të djathtë të rrugës duket një grua e cila kërkon ndihmë e pak më tej një trung peme ka bllokuar rrugën.

Pasi shoferi ndalon, një kamion vjen me një shpejtësi të madhe dhe nuk ka asnjë mundësi për të frenuar, por sërish manovra e shoferit është e jashtëzakonshmem, duke u futur midis automjetit të ndaluar dhe gruas që kërkonte ndihmë. Automjeti i ndaluar shpëton për pak nga një përplasje që mund të kishte qënë fatale për drejtuesin, por fatmirësisht shpëton për pak centimetra, ndërsa fati i gruas nuk dihet si ka shkuar.

Top Channel