Bayern sheh nga Juve, kërkon mesfushorin

08/04/2016 00:00

Claudio Marchisio vihet në shënjestrën e Bayern Munchen. Klubi bavarez, që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Ancheloti.

Ancelotti e ka vendosur futbollistin në krye të, listës së dëshirave për merkaton e muajve të verës dhe ka vendosur të oprojë 50 milionë Euro për shërbimin e tij.

Marchisio ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2020, por kjo nuk e pengon aspak Bayernin të mendojë seriozisht për blerjen e tij.

Megjithatë për kampionët e Gjermanisë ky do të jetë një mision i vështirë për t’u kryer, pasi drejtuesit e Zonjës së Vjetër, Anjeli dhe Marota nuk kanë ndërmend të privohen prej tij, aq më tepër në një moment kur edhe emra të tjerë të juveventusit janë vënë në shënjestrën e klubeve të rëndësishme europiane.

Top Channel