Hidhet ideja e kthimit në Spanjë për Mourinho

08/04/2016 00:00

E ardhmja e Jose Mourinho është kthyer në një telenovelë mediatike. Së fundmi po flitet për një rikthim të tij te Reali i Madridit, dhe këtë e bën tabloidi britanik “Daily Mirror”.

Sipas këtij tabloidi, në rast se Reali do të eliminohet nga Volfsburgu në Ligën e Kampioneve, atëherë drejtuesit e tij do të tentojnë të bindin Mourinhon që të kthehet në Madrid.

Gjtihnjë sipas “Mirror”, Mourinho e kishte marrë një ofertë nga “Los Blancos” në muajin janar, por e refuzoi atë pasi ishte i sigurt se do të merrte drejtimin e Manchester United.

Por, ndërsa “Mirror” flet për mundësinë e rikthimit në Spanjë, tabloidi tjetër britanik “The Sun” i qëndron idesë se luzitani do të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”.

Sipas këtij tabloidi, Mourinho tashmë ka niur kërkimet për të gjetur një shtëpi pranë Manchesterit dhe tani ajo që do ai është që të firmosë sa më shpejt të jetë e mundur kontratën me klubin anglez për eliminuar përfundimisht të gjitha dyshimet e ngritura së fundmi.

Top Channel