Cilët do të jenë finalistët e “The Voice of Albania 5”?

08/04/2016 00:00

“The Voice of Albania”, këtë të premte prezanton gjysmëfinalen e saj, ku deri tani kemi 4 konkurrentë dhe vetëm dy prej tyre do munden të jenë në finale.

Ina, Lorenci, Tiri dhe Elbuni do të ngjiten në skenën e “The Voice” në mbrëmjen më të rëndësishme për ta deri tani në këtë garë. Publiku do të jetë ai që do të vendosë me anë të votave për dy finalistët e këtij sezoni.

Kjo pritet të jetë një natë e veçantë, pasi përveç performancave të veçanta të konkurrentëve, në skenë do të ngjitet edhe një tjetër arstist si i ftuar special, bëhet fjalë për Ledri Vulën.

Top Channel