Ambrosio na tregon se trupi bëhet më i bukur pas lindjes

08/04/2016 00:00

Alessandra Ambrosio është nënë e dy fëmijëve, Anja 7-vjeçare, dhe Noah, tre vjeç. Ajo tregon se si mëmësia ka ndikuar në trupin e saj në një bisedë me revistën The Edit.

Ajo thotë se pamja e saj është më e mirë që pas lindjes së fëmijëve. Supermodelja 34-vjeçare ka shoqëruar intervistën me disa foto të mrekullueshme, ku shfaqet me trupore argjendi dhe trup perfekt.

“Trupi nuk kthehet më saktësisht siç ka qënë para shtatzanisë, pavarësisht se ç’mund të të thonë njerëzit. Por besoj se kam një trup më të mirë tani se para se të kisha fëmijë. Kjo për faktin se shtohet dyfish puna për të mbajtur trupin në formë, dhe ndihem më mirë për këtë”, ka thënë Ambrosio.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel