Pitt, babai i vërtetë i fëmijëve të këngëtares?!

08/04/2016 00:00

Angelina Jolie përflitet se i ka kërkuar bashkëshortit të saj, Brad Pitt, të bëjë testin e ADN-së për të vërtetuar se ai nuk është babai biologjik i fëmijëve të Melissa Etheridge.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Melissa është shprehur se i ka kërkuar Brad të ishte dhuruesi në mënyrë që ajo të mbetej shtatzënë.

Edhe pse këngëtarja ka treguar se David Crosby ka qënë dhuruesi, Angelina dyshon se bashkëshorti i saj mund të jetë babai i vërtetë i fëmijëve të Melissa-s.

Një burim për “National Enquirer”, ka thënë: “Angie dëshiron t’i japë fund kësaj çështje, kështu që i ka kërkuar Brad të bëjë testin e atësisë, por Brad thotë se Angie është paranojake”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel