Milan-Juve ‘përplasen’ në rrjetet sociale

08/04/2016 00:00

Pozicioni i “kuqezinjve” në tabelën e klasifikimit mund të zbehë disi rëndësinë e sfidës mes Milanit dhe Juventusit, por kjo nuk e heq këtë ndeshje nga vëmendja e tifozëve.

Dhe beteja ka nisur në rrjetet sociale. “Bardhezinjtë” kanë ftuar përmes rrjeteve sociale të gjithë tifozët e tyre milanezë duke përdorur hashtagun #lamilanobianconero (milano bardhezi).

“Krenarë që po transportojmë flamurin kuqezi në transfertën e Milanos. Milanezë bardhezinj dukuni!”, ishte ftesa e torinezëve.

Por duket se ftesa publike e kampionëve në fuqi të Serisë A dhe kryesuesit e kampionatit aktual ka mbërritur edhe tek kundërshtari, që ka zgjedhur sarkazmën për t’iu kundërpërgjigjur po përmes rrjeteve sociale.

“Jeta është më e bukur me ngjyra”, shkruan faqja zyrtare e Milanit në Twitter.

Milani pret Juventusin në San Siro mbrëmjen e së shtunës. “Kuqezinjtë” ndodhen në kuotën e 49 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa torinezët kryesojnë me 73 pikë,  gjashtë më shumë se Napoli i vendit të dytë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel