Anne Hathaway sjell në jetë një djalë

08/04/2016 00:00

Aktorja bukuroshe e Hollivudit, Anne Hathaway është bërë nënë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.

Mësohet se 33-vjeçarja ka lindur të voglin e saj më 24 mars, por lajmi bëhet publik vetëm dy javë më vonë.

Anne dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, kanë zgjedhur një emër tradicional për vogëlushin. Sipas E! News, ata e kanë quajtur Jonathan Rosebanks Shulman.

Top Channel