E bujshme, Conte dëshiron Hysajn tek Chelsea

08/04/2016 00:00

Portalet angleze që shkruajnë rregullisht për klubin londinez të Chelseat, kanë raportuar se Antonio Conte dëshiron me patjetër ta transferojë Elseid Hysajn në skuadrën e tij të re.

Trajneri italian është bindur se ai do të ishte lojtari perfekt për skemën e tij të zakonshme 3-5-2, apo edhe për atë 4-4-2, ndërsa përbën një bonus fakti se 22-vjeçari është ndër lojtarët e rrallë që mund të luajë në të dy krahët e fushës.

Gjithsesi, ideja e tij është që Hysaj të vazhdojë të luajë në krahun e djathtë, ku ka qenë i pakalueshëm nga kundërshtarët, pavarësisht emrave që ka pasur përballë në kampionatin italian apo në arenën ndërkombëtare.

Hysaj ka kontratë me Napolin deri në vitin 2020, por Chelsea nuk e sheh aspak pengesë këtë fakt pasi ka bërë gati ofertën e parë prej 20 milionë eurosh, mjaftueshëm për të bindur skuadrën italiane ta lërë të lirë shqiptarin.

Chelsea besohet të ketë qenë i interesuar për Hysajn edhe në korrik të vitit 2015, si një alternativë e krahut të majtë pas largimi të Felipe Luis, por për fatin e Napolit, londinezët vendosën për Baba Rahman.

Aktualisht, në krahun e djathtë të mbrojtjes luan kapiteni i kombëtares serbe, Branislav Ivanovic, i cili ka qenë në qendër të kritikave për paraqitje të dobëta këtë sezon.

Conte planifikon që serbin ta shfrytëzojë si qendërmbrojtës, të paktën edhe për një sezon, pasi në verën e vitit të ardhshëm atij i skadon kontrata me klubin londinez.

Chelsea duhet të përballet me konkurrencën e Bayen Munich, Ateltico Madrid e Bayer Leverkusen, skuadra këto që janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Top Channel