Robert Bisha, si eksperimenton me muzikën…

07/04/2016 00:00

Shumë njerëz kanë dëgjuar me siguri për karrierën e artistit shqiptar jashtë kufijve. Të tjerë adhurojnë muzikën që ai përcjell, ku eksperimenti i Robert Bishës, shkon deri aty sa të marr qeliza të folkut e t’i luajë në piano, si për të hedhur poshtë teorinë se pianoja vlen vetëm për muzikë klasike.

Dëshira e madhe për publikun shqiptar e riktheu sërish në Tiranë, si një ritual për të treguar ngjyra të shumta në 75 minuta e koncertit, i cili do të mbahet në Teatrin Metropol.

Tinguj pianoje, eksperimentime me hark e makine rroje, shishe qelqi, interpretime në kitarë, saze e def, kjo është atmosfera që do të krijojë Robert Bisha, artisti shqiptar me orgjinë nga Shkodra, por që prej shumë vitesh jeton në Itali.

Megjithëse vetëm 32 vjeç, ai ka fituar çmime të ndryshme kompozimi si dhe ka performuar “live”, me artistë ndërkombëtarë, ku koncertet e tij solo gjejnë veten si në teatro ashtu edhe në eventet e jazz-it.  Dhe duket se për Robert Bishën,tingujt e pianos janë pasioni i tij.

Top Channel