Dzeko larg Romës, në Kinë ose rikthim në Angli

07/04/2016 00:00

Edin Dzeko duket se do të largohet nga Roma. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport”, për sulmuesin boshnjak ka shfaqur interesin skuadra e West Hamit.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, klubi anglez ka hyrë në kontakte me drejtuesit e Romës për të parë mundësinë e blerjes së kartonit të tij.

Ndërkohë, 30 vjeçari është vënë në shënjestrën edhe të disa klubeve kineze.

Kur boshnjaku u transferua në Itali, pritshmëritë për të ishin të mëdha, por duket se deri tani, ai nuk ka justifikuar e besimin e dhënë nga drejtuesit e Romës.

Top Channel