Vidal vendos për të ardhmen

07/04/2016 00:00

Arturo Vidal nuk do të largohet nga Bayern Munchen. Mesfushori kilian i përgënjeshtroi menjëherë lajmet për një largim të mundshëm nga Bavaria për t’u transferuar ndoshta në Premier League.

Vidal deklaroi se ndihet shumë mirë në Mynih dhe se duhet të mendojë për familjen e tij.

Në të njëtjën kohë, kiliani kujtoi se ka ende një vit në kontratën e nënshkruar me kampionët e Gjermanisë.

Top Channel