Njeriu i konsideruar si artisti më i madh i epokës së artë holandeze, Rembrandt Harmenszoon van Rijn u rikthye në jetë për një pikturë të fundit madhështore, e krijuar ama jo prej dorës së tij.

Gati 400 vite nga vdekja e mjeshtrit të madh, studiuesit “mësuan” një kompjuter të pikturonte si ai, pas analizimit të më shumë se 346 veprave të Rembrandtit.

Krijimi, i përbërë nga 148 miliardë pixels, u printua në 3D për të lejuar riprodhimin më besnik të penelatave të artistit. U deshën 18 muaj për të nxjerrë në dritë një vepër, që ngjason me ato të piktorit të famshëm.

Portreti është ai i një mashkulli kaukazian ndërmjet të 30-ave dhe të 40-ave, me një mjekër të rrallë dhe rroba në ngjyrë të errët. Tiparet e subjektit janë krijuar në përshtatje të plotë me stilin e Rembrandtit.

Sipas ideatorëve, projekti synon të japë një shembull të qartë, sesi mund të përdoret teknologjia në përmirësimin e artit dhe të kulturës.

Top Channel