“Ibra, i përfshirë në doping kur luante me Juven”

07/04/2016 12:00

Ulf Karlsson është një mjek shumë i njohur në Suedi. Falë ndihmës së tij, ekipi i atletikës së këtij vendi ka fituar një Kampionat Europian, një Kampionat Botëror dhe një medalje të artë në Olimpiadë. Tashmë, mjeku është bërë armiku i të gjithëve duke akuzuar futbollistin Zlatan Ibrahimovic se është përfshirë në doping kur luante me Juventusin.

“Zlatan shtoi 10 kg. për 6 muaj kur luante me Juven. Është e pamundur të shtosh kaq shumë në kaq pak kohë. Mendoj se dopohej”, tha Karlsson në një intervistë për gazetën suedeze “Sport Bladet”.

Edhe pse nuk ka asnjë provë për atë që thotë, mjeku këmbëngul se është i sigurtë se futbollisti më i mirë që ka nxjerrë ndonjëherë Suedia ka marrë substanca të ndaluara.

Zlatan Ibrahimovic nuk ka rezultuar kurrë pozitiv në një kontroll antidoping. Sulmuesi i PSG pritet ta padisë mjekun për këto akuza.

Top Channel