Kukësi një hap larg finales së Kupës, Laçi mposht Skënderbeun

06/04/2016 00:00

Janë zhvilluar sot ndeshjet e para të çifteve gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Në Vlorë skuadra e Kukësit e drejtuar nga Klodian Duro ka fituar bindshëm 0-2 përball vendasve, duke ju afruar shumë finales së Kupës së Shqipërisë me këtë rezultat.

Gjithçka është mbyllur në pjesën e parë kur verilindorët shënuan dhe dy golat e ndeshjes. Hasani që në minutën e 11-të zhbllokoi ndeshjen, ndërkohë që Shameti dyfishon pak minuta më pas.

Pjesa e dytë ka qenë më e ekuilibruar me raste nga të dyja skuadrat, ndërkohë që Kukësi mbeti gjatë gjithë ndeshjes në kërkim edhe të golave të tjerë, por pa finalizuar dot.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Laç, vendasit fituan 1-0 përball kampionëve të Skënderbeut. Në fillimin e pjesës së dytë, pas shumë tentativave, skuadra kurbinasve me Cetkovic ka shënuar golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes.

20 minuta nga fundi laçianët mbetën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Vuthaj, por korçarët nuk e shfrytëzuan as superioritetin numerik. Ndeshjet e kthimit të këtyre dy çifteve do të zhvillohen pas dy javësh më 20 prill, nga ku do të përcaktohen edhe finalistët.

Top Channel