Balet alternativ, shfaqja “Hybrid” në Tiranë dhe Durrës

06/04/2016 00:00

Kërcimi bashkëkohor në Shqipëri, nisur nga Universiteti i Arteve, sjell ndërthurjen e realitetit me ëndrrën, nëpërmjet pjesës “Hybrid”.

Ky është një bashkëpunim ndërmjet Albanian Dance Theatre dhe Human in Motion, e përbërë nga kërcimtarë izraelitë Joel Bray dhe Oded Ronen.

“Është tipik laboratori i dansit kontemporan, i cili jo thjesht i shërben procesit, por edhe kërcimtarëve të kësaj shkolle”, shprehet koreografi Gjergj Prevazi.

Bashkëpunimi ka nisur që prej vitit 2009, i shtrirë në grupe studentësh dhe kërcimtarësh profesionistë. Në qendër të tij “Hybrid” vendos qasjen e ndjeshmërisë të gjuhës së trupit dhe emocioneve të brendshme.

“’Hybrid’ sjell së bashku dy punë të ndryshme, por unë mendoj se pjesa qendrore mes secilës punë, është diferenca ndërmjet fantazisë dhe realitetit dhe mënyra se si ne jetojnë, ndërmjet këtyre ë dyjave”, thotë Joel Bray, koreograf.

“Është sensi i dy gjërave që supozohet të jenë në kontradiktë, por në fakt nuk e bëjnë dhe kështu krijojnë një hapësirë boshe. Është një ndjesi e komplikuar, projektim dhe një sërë gjërash që janë duke ndodhur. Kjo gjendje është shumë interesante”,  Oded Ronen, koreograf

Shfaqja ngre siparin në 14 prill në Universitetin e Arteve, duke vijuar dy ditë më pas në Durrës dhe në Prishtinë.

Top Channel