Dortmund-Liverpool, Borussia pret “beniaminin” e saj

06/04/2016 00:00

Kur shorti i Europia Ligës vendosi përballë Borussian e Dortmundit dhe Liverpoolin thuajse çdo tifoz mendoi se çfarë do ta priste Jurgen Klopp në rikthimin e tij në stadiumin e zemrës, këtë herë si kundërshtar.

Këtë të enjte në “Signal Iduna Park”, trajneri gjerman që ende mbetet në zemrat e mbështetësve verdhezi, do të synojë të marrë avantazhin për “Reds”, pikërisht ndaj ekipit që e shpalli dy herë kampion të Bundesligës, dhe që e çoi në finalen e Champions.

Jurgen Klopp vendosi kredencialet si një prej trajnerëve më të mirë të globit, pikërisht në “Westfalenstadion”, dhe gara premton të jetë emocionuese në fushë dhe në shkallët e impiantit.

Platforma dixhitale gjermane “Sport 1” do t’i dedikojë Klopp një kamera gjatë gjithë lojës, dhe shikuesit në ekran mund të zgjedhin të shohin vetëm trajnerin e Liverpoolit, me opsionin “Klopp Cam”.

Paralelet mes Dortmundit dhe Liverpoolit janë të bukura për secilin kamp. Të dy ekipet shquhen për krijimin e një atmosfere fantastike në mbrëmjet e futbollit europian dhe koreografia është prezente thuajse në çdo përballje.

“Borussia Dortmund është një ekip i tillë tani edhe për meritën e Jurgen Klopp. Atij do t’i rezervohet një pritje madhështore, por ashtu si ne, edhe ai synon të fitojë”, tha trajneri i vendasve, Thomas Tuchel. Formacioni pritës ka rikuperuar mesfushorin Ilkay Gyndoan, por nuk duhet nëse futbollisti me origjinë turke, do luajë ndaj Liverpoolit.

Top Channel