Laçi mposht Skënderbeun në gjysmëfinalen e parë të Kupës

06/04/2016 00:00

Ishte parashikuar si një sfidë e vështirë për Skënderbeun gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit dhe ashtu rezultoi, pasi vendasit fituan 1-0.

Kurbinasve i mjaftoi një gol i shënuar nga Cetkovic vetëm 3 minuta nga nisja e pjesës së dytë për të mposhtur korçarët, të cilët në këtë takim luajtën pa sulmuesit e tyre, Salihi dhe ish-lojtarin e Laçit, Xhejms.

Pas golit të Laçit, Skënderbeu tentoi të reagonte, por pa rrezikshmërinë që e karakterizon në ndeshjet e kampionatit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Josa u ndihmua edhe nga dalja me kartonin e kuq të Vuthit, por sërish nuk arriti të gjente të paktën një gol në këtë takim.

Dardan Vuthi u aktivizua në të 68-ën, vetëm 2 minuta më pas, sulmuesi shqiptar i lindur në Greqi u largua nga fusha me karton të kuq, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Esquerdinha-s.

Me këtë rezultat edhe pse minimal, Laçi do të udhëtojë i qetë për sfidën e kthimit më 20 prill në Korçë, ku vendasit do të kërkojnë përmbysjen.

Top Channel