5-vjeçarja që po humbet shikimin plotëson dëshirën

06/04/2016 00:00

Lizzy, një pesëvjeçare amerikane që vuan nga një sëmundje e rrallë që po i merr dita-ditës shikimin kishte vetëm një dëshirë.

Vogëlushja dëshironte që të takonte dhe shihte Papa Françesku përpara se të humbte përgjithmonë shikimin e saj.

Dëshirën Lizzy ua kishte bërë fillimisht me dije prindërve të saj, për t’u përhapur më pas edhe në media deri kur përfundoi në vesh të Papa Françeskut.

Ky i fundit nuk e mendoi dy herë, por ftoi vogëlushen dhe dy prindërit e saj në Vatikan dhe Selia e Shenjtë njoftoi këtë të mërkurë se Papa Françesku takoi vogëlushen Lizzy.

Top Channel