Iskra Lawrence…për të gjithë urrejtësit

06/04/2016 00:00

Iskra Lawrence është e vetëdijshme për format e veta dhe nuk ngurron që t’i tregojë ato në rrjetet sociale për 1.3 milionë ndjekësit e saj.

Megjithatë, mes këtyre ndjekësve ka nga ata që e kanë quajtur “lopë të shëndoshë”. Si përgjigjie për këtë, modelja e bëshme u ka dhënë një tjetër imazh duke ngrenë.

“Kjo është për të gjitha ato që janë quajtur të shëndosha”, shkruan modelja.

Sërish reagimi i bukuroshes, modele e madhësisë “plus” nuk ka bërë që të heshtin kritikat.

“Lopë e shëndoshë dhe është pak. Gjithkush në këtë planet është obez ndaj kjo është norma”, ishte njëri prej komenteve.

Përgjigjia e bukuroshes ishte më e ashpër…ndoshta edhe më e goditur.

“Mendimet janë si vrima e b…ës, gjithsecili e ka një”, u përgjigj ajo.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel