Kombëtarja U-19 për femra fiton 4-2 në Maqedoni

06/04/2016 00:00

Brenda pak ditëve kombëtarja shqiptare për femra deri në 19 vjeçe zhvilloi dy miqësore më Maqedoninë. Në sfidën e parë  fitoi 3-1 kombëtarja e Maqedonisë, ndërsa të mërkurën ishin vajzat shqiptare që triumfuan 4-2.

Takimi i së mërkurës u zhvillua në stadiumin e Probishtipit në Maqedoni dhe për Shqipërinë shënuan Klarita Myrtolari (minutat 34′, 58′), Arlinda Hasanaj (minuta 53 – me penallti) dhe Ilarja Zarka (minuta 80).

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede zhvilloi një ndeshja mjaft të mirë, duke arritur edhe të shënojë 4 herë në portën e Maqedonisë.

Miqësorja e parë e luajtur më 4 prill përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të Maqedonisë dhe u zhvillua po në vendin fqinj.

Top Channel