Mediat angleze: E ardhmja e Ronaldos te Manchester United

06/04/2016 00:00

Cristiano Ronaldo do të kthehet te Manchester United. Kjo është ajo që publikohet te tabloidi britanik “Daily Star”, sipas të cilit, Reali i Madridit ka pranuar të lejojë yllin portugez të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Gjithnjë sipas “Daily Star”, tashmë është arritur marrëveshja mes klubit iberik dhe “Djajve të kuq” për transferimin e Ronaldos në “Old Trafford”. Kontrata e sulmuesit 31-vjeçar skadon verën e vitit 2018, ndaj dhe Reali nuk do të dëshironte ta largonte atë me parametra zero.

“Daily Star” bën të ditur gjithashtu se, Reali ka kërkuar 60 milionë paund për Crisrtiano Ronaldon, shifër të cilën Manchester United duket se ka pranuar menjëherë ta paguajë.

Por jo vetëm kaq, tabloidi britanik thekson se edhe vet Ronaldo e miraton një transferim të tij te Manchester United, pasi “Djajtë e kuq” janë në gjendje që t’i garantojnë kontratën më të mirë të mundshme.

Top Channel