Çfarë ka brenda këtyre pusetave? (FOTO)

06/04/2016 00:00

Me krijimin e një sfondi artistik, këto dhoma duket se janë pjesë e një shtëpie apo hoteli, por që në fakt ndodhen brenda pusetave.

Banjo me dushe, kuzhina me divane, vazo lulesh, printimet Sistinës etj. Instalacionet e artit që janë krijuar brenda pusetave në Milano, janë si një dëshmi për njerëzit e pastrehë që jetojnë në kushte ekstreme.

Artisti Biancoshock është frymëzuar në Bukuresht të Rumanisë, ku 600 persona jetojnë nëntokë në rrjetin e kanalizimeve. Ai pretendon se rrethanat e tyre të jetesës nuk janë të njohura gjerësisht.

Qëllimi i Biancoshock është që reflektimi për këtë problem serioz të nisë nga ironia, ka thënë ai për Repubblica.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel