Supersfida e së shtunës me Milanin, Juve me dyshime për Dybala

06/04/2016 00:00

Juventusi ka nisur punën për sfidën e kësaj fundjave kundër Milanit. Trajnerit Allegri i duhet të bëjë bilancin me futbollistët që do të ketë në dispozicion, teksa shqetësimi më i madh për të dhe stafin mjekësor është gjendja e Paulo Dybala.

Argjentinasi po vuan një problem muskular dhe është ende në dyshim për përballjen e së shtunës. Por te Juventusi, duke parë diferencën prej 6 pikësh me Napolin, askush nuk dëshiron të rrezikojë me fantazistin Dybala.

Ndaj, ka shumë mundësi që në përballjen me Milanin, Allegri të aktivizojë Mandzukiç dhe Moratën si titullarë, ndërkohë që vendimi për Dybala do të merret në ditët në vazhdim, në varësi të sinjaleve që ai do të japë në lidhje me gjendjen e tij fizike.

Top Channel