Të kontrollosh apo jo telefonin e partnerit?

06/04/2016 00:00

A ka ndonjë të pranojë se nuk e ka pasur tundimin të lexojë mesazhet në smartphone apo kompjuterin e partnerit, teksa ai do jetë duke bërë ndonjë punë, apo duke u larë.

Aplikacionet teknologjike ndihmojnë shumë ata që duan të spiunojnë, por nuk mungojnë as opinionet pro dhe kundër. A të ka ndodhur ndonjëherë ti kontrollosh telefonin atij? Ja çfarë nuk duhet të nënvlerësoni:

Aplikacione spiune
Mund të regjistrosh telefonatat, dhe jo vetëm: aplikacionet moderne e bëjnë teknologjinë një fushë të minuar ku privatësia rrezikon të bëhet edhe utopike.

Çështje dyshimesh
Mungesa që vihen re, më pak gjeste dashurie, heshtje të zgjatura, shpesh janë ndjesi që e çojnë një person të kërkojë disa indicie. Gjurmë që mund të tregojnë gënjeshtra të vogla, apo pabesi…. absolutisht asgjë! E vërteta është në ndërtimin e një besimi në lidhje që është komplekse, dhe ja pse të lexosh me qëllim mesazhet që nuk janë për ne, shkon përtej faktit të të qënit zbuluar.

Alarmi i xhelozisë
Xhelozia mund të luajë shaka të shëmtuara dhe të nxisë një obsesion që përbën problem më pas. Por në raste të tilla kontrolli ndaj partnerit nuk të lehtëson ankthin, përkundrazi rrezikon të krijojë një rreth vicioz që duket gjithnjë e më i vështirë për tu thyer. Ke dyshime? Përballu me partnerin. Nuk duhet një celular për të matur pasionin e një çifti.

Top Channel