PSG apo Manchester City, dueli pa favoritë në Champions

05/04/2016 00:00

PSG do të luajë ndaj Manchester City-t këtë të mërkurë në Ligën e Kampioneve në një duel që nuk ka favoritë dhe me të gjitha gjasat sfida e parë do të lërë gjithçka të hapur.

Për trajnerin e kampionëve në fuqi të Francës, përqindja e mbajtjes së topit do të influencojë dukshëm në rezultatin final, ndërsa i kujtoi klubeve angleze se nuk kanë asnjë të drejtë të ndjehen superiorë ndaj ekipeve të ligave të tjera.

“Manchester City kërkon të kontrollojë ndeshjen në fushën tonë, kërkon të ketë topin në zotëronim, por këto synime kemi edhe ne. Të dy jemi skuadra që ndjehemi më rehat kur aplikojmë lojën tonë sesa kur mbrohemi dhe mendoj se beteja më e madhe do të jetë për topin. Ne nuk kemi asgjë për t’i demonstruar Manchester City-t. Në Francë po dominojmë, por duam të arrijmë diçka edhe në arenën europiane, që është shumë më e vështirë”,  tha trajneri i parizienëve, Blanc.

PSG, që u shpall sërish kampion i Francës muajin e kaluar, synon të arrijë në 4 më të mirët e Champions, për herë të parë që kur ndryshoi pronësi në vitin 2011

“Qatar Sports Investment”, injektoi miliona euro për të ngritur klubin transalpin në nivele të larta dhe në vitet e fundit, thuajse çdo futbollist i rëndësishëm ka qenë në diskutim për të firmosur me francezët.

Top Channel