Crvena Zvezda, miqësore në Kosovë

05/04/2016 00:00

Nëse kampionët e Kosovës do të zhvillonin një ndeshje në territorin serb, kjo më së paku do të shkaktonte furtunë mediatike, sportive dhe politike. Por nëse zbarkon një skuadër futbolli si Crvena Zvezdam në Kosovë nuk ndodh thuajse asgjë.

Ekipi i njohur i Beogradit, edhe këtë vit do të vizitojë shtetin shqipfolës për të zhvilluar ndeshje miqësore në Graçanicë, me skuadrën që mban po këtë emër.

Sipas gazetës serbe “Kurir”, miqësorja mes Crvena Zvezda dhe Graçanicës luhet më 18 maj, dhe të ardhurat nga biletat do të dhurohen për fondin e Rashkës dhe Prizrenit.

Crvena Zvezda edhe në këtë kohë të vitit të kaluar pati zhvilluar një ndeshje miqësore në Kosovë dhe në mediat serbe, entuziazmi i tifozëve u cilësua si festë e madhe.

Sipas sajtit zyrtar të Crvena Zvezdës, kjo gjë po kthehet në një traditë të bukur në vendin që Serbia e konsideron ende një provincë jugore të Shtetit me qendër në Beograd.

Top Channel