Bella nuk ndahet dot nga Saint Barts, fton edhe shoqet

05/04/2016 00:00

Prej ditësh Bella Hadid ndodhet në ishullin Saint Barts nën shoqërinë e disa mikeshave të saj.

Modelja 19-vjeçare nuk heziton në asnjë moment që të postojë në “Instagram” foto për ndjekësit e saj. Motra e Gigi Hadid këtë ka bërë edhe këtë të martë, duke ndarë disa foto nga pushimet. 19-vjeçarja dukej e mrekullueshme me bikini të zeza.

Bella është një nga modelet më aktive në rrjetet sociale dhe fansat e saj i vë në dijeni gjithmonë për vendndodhjen e saj dhe aktivitetet që ka në program.

Top Channel