“Gratë dhe burrat në moshë, si një verë e mirë”

05/04/2016 00:00

Ndërkohë që pritet të festojë 40-vjetorin e lindjes në muajin gusht, aktorja Charlize Theron duket më e bukur se kurrë më parë, por pavarësisht kësaj, ajo pranon se të rënit pre e diskriminimit të moshës ndaj  shoqërisë lidhet me bukurinë e grave.

Teksa ka folur për numrin e fundit të revistës britanike “GQ”, ylli afrikanojugor ka folur rreth betejës së saj për të luftuar diskriminimin ndaj moshës dhe gjinisë në Hollywood.

“Ne jetojmë në një shoqëri ku mosha e grave dhe ajo e burrave duken si një verë e mirë. Dhe pas një kohë të gjate, femrat më në fund e kanë pranuar këtë. Po prisnim që shoqëria të ndryshonte dhe tani po flasim për aftësitë drejtuese”, ka thënë aktorja në intervistën e saj.

“Është gënjeshtër të thuash se më kalimin e moshës, shqetësimi është më i vogël tek gratë sesa tek burrat. Duket si një standard jo i vërtetë se si një grua supozohet të duket kur ajo kalon të 40-at”, shton Charlize.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel