Ylli i televizionit australian imiton Kimin

05/04/2016 00:00

Zilda Williams është një personazh i njohur i televizionit në Australi dhe në një përpjekje për të rritur famën e saj edhe përtej kontinentit, ka imituar foton nudo të Kim Kardashianit që bëri bujë muajin e kaluar.

32-vjeçarja e postoi foton provokuese të shoqëruar me shkrimin: “Duajeni trupin tuaj. Është gjëja më e mrekullueshme që keni”.

Zilda gjithmonë ka thënë se e admiron Kim Kardashianin për faktin se është frymëzim për femrat që kanë forma. “E admiroj jo nga format që ka, por për faktin se ajo e do trupin e saj. Admiroj çdo njeri që ndihet mirë me trupin, pasi nëse je i shëndetshëm, je edhe i bukur”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel