Këndoi himnin e Dortmund, sot një yll i muzikës gjermane

05/04/2016 00:00

Kur ishte 14-vjeçe befasoi duke kënduar “a capela” himnin e Borussias të Dortmundit, e cila e ndihmoi të bëhej e njohur sidomos në radhët e tifozëve “verdhezi”.

Sot Jo Marie Dominiak është një yll i muzikës gjermane, të cilës i ka ardhur një ofertë nga një shtëpi diskografike. 19-vjeçarja bëri realitet ëndrrën e saj, falë dashurisë për ekipin e zemrës Borussia Dortmund.

Albumi i saj i parë që është gati të dalë në treg nuk përmban asnjë këngë që ka lidhje me futbollin, gjithsesi Jo Marie Dominiak ia dedikon famën pasionit për lojën që mban miliona njerëz të mbërthyer para ekranit.

Top Channel