Gashi në formacionin e javës në MLS, në sulm me Kaka

05/04/2016 00:00

Edhe pse ende nuk ka arritur të shënojë golin e parë në kampionatin elitar të futbollit në Shtetet e Bashkuara, Shkëlzen Gashi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 5, ku është vendosur në sulm së bashku me ish-fituesin e Topit të Artë, Ricardo Kaka.

Colorado Rapids, ekipi me të cilin luan sulmuesi i kombëtares sonë të futbollit, fitoi në fundjavën e kaluar 1-0 ndaj Toronto-s së Sebastian Giovinco-s. Edhe pse nuk ishte Gashi autor i golit të vetëm të takimit, ai u vlerësua lartë për lojën e tij.

Në formacionin e javës, Gashi ishte në sulm së bashku me brazilianin, ish-lojtarin e Milanit, Kaka, i cili ishte vendimtar në fitoren 4-1 që Orlando City mori ndaj Portland Timbers, duke shënuar njërin prej golave dhe asistoi në dy të tjerë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel