‘Njeriu me top’ në versionin SHBLSH

05/04/2016 00:00

Trupa e Portokallisë gjthnjë ka sjellë në versionin e saj filmat më të spikatur shqiptarë, duke inskenuar me shumë humor pjesë dhe skena të ndryshme të filmave më të njohur shqiptarë.

Një ndër filmat më të preferuar për aktorët dhe skenaristët e Portokallisë është padyshim ‘Njeriu me top’, ku batutat e filmit janë përshtatur për kohë të ndryshme.

Për herë të parë filmi ‘Njeriu me top’ është sjellë në skenën e Portokallisë nga Genti Bejko në rolin e Mato Grudës, Halla nën interpretimin e Gentian Zenelajt dhe ushtari Agush me inteprtimin shumë origjinal nga Ermal Mamaqi.

Në skeçin e tyre, aktorët e Portokallisë kanë bërë një nga interpretimet më brilante, që ka ngelur në mendjen e spektatorëve për shumë vite.

Top Channel