Napoli humbet Higuain për 4 ndeshje

05/04/2016 00:00

Ashtu siç edhe pritej, Komisioni i Disiplinës ka treguar dorën e hekurt për Higuain; sulmuesi argjentinas është skualifikuar për 4 ndeshje.

Dënimi për sulmuesin e Napolit erdhi pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e mesditës të së dielës kundër Udinezës, kur argjentinasi reagoi ashpër ndaj arbitrit të ndeshjes, Irrati.

Në motivimin e ndëshkimit për ‘El Pipita’ thuhet se ishte “gjest i pamenduar”, në dëm të arbitrit. Për Higuain që ndër të tjera do të humbasë edhe ndeshjet me Interin e Romën do të ketë edhe një ndëshkimin me gjobë prej 20 mijë eurosh.

Ndërkohë, Napoli për takimin e radhës në kampionat do të humbasë gjithashtu edhe trajnerin Sarri, edhe ky i larguar nga pankina të dielën po i ndëshkuar me karton të kuq. Por nuk mbaron me kaq, pasi për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë do të mungojnë gjithashtu sulmuesi Mertens dhe mbrojtësi Koulibay.

Top Channel