Ç’Mourinho? Van Gaal drejton M. Utd edhe sezonin e ardhshëm

05/04/2016 00:00

Manchester United duket se ka vendosur të respektojë kontratëm me Luis Van Gaal që skadon në verën e vitit 2017.

Lajmi bëjhet i ditur nga ‘The Telegraph’, sipas të cilit drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ kanë shkuar edhe më tej duke i garantuar një fond prej 100 milionë Eurosh për t’i shpenzuar në merkaton e transferimeve, shifër së cilës do t’i bashkohen edhe të ardhurat që pritet të përfitohen nga shitjet e mundshme.

Gjithnjë sipas Telegraph, objektivi kryesor për Manchester United është bërë Romelu Lukaku nga Evertoni.

Top Channel