Periudhë rinovimesh tek Tottenham

05/04/2016 00:00

Tottenham kërkon të ruajë grupin aktual të lojtarëve, pavarësisht prurjeve të reja që mund të ketë gjatë merkatos së verës.

Sipas asaj që publikohet te “London Evening Standard” 3 yjet e kësaj skuadre, Eriksen, Vertongen dhe Erik Lamela janë shumë pranë nënshkrimit të kontratave të tyre me skuadrën e Hotspurs që në Premier League ndodhet në vendin e dytë pas Leicester.

Tottenhem i konsideron rinovimet me kontratat e këtuyre lojtarëve si shpërblim për formën e mirë të shfaqur në këtë sezon.

Top Channel