Bastet, kërkohet 6 muaj pezullim për Conten

05/04/2016 00:00

Prokuroria e Kremonës formalizoi kërkesën e saj për dënimin e Antonio Kontes, i përfshirë në hetimet për skandalin e basteve në futbollin italian.

Organi i kreut të akuzës, Roberto Di Martino kërkoi pezullim 6-mujor me kusht si dhe një gjobë prej 8000 Eurosh për trajnerin aktual të Kombëtares italiane

Antonio Konte akuzohet për trukim të ndeshjes mes Albinoleffes dhe Sienës në vitin 2011, kur ai drejtonte pikërisht skuadrën e Sienës. Sipas asaj që publikohet në median italiane vendimi për Konten pritet të merret në muajin maj.

Konte, i cili pas përfundimit të Europianit do të marrë drejtimin e Chelseat, kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë që iu pranua. Kjo do të thotë se ai do të ketë një proces të përshpejtuar dhe nëse rezulton fajtor do të vuajë vetëm 2/3 e dënimit.

Top Channel