Eklestone shpërthen kundër pilotëve: Duan vetëm para nga F1

05/04/2016 00:00

Berni Eklestone lëshon kritika të ashpra kundrejt pilotëve të Formula 1. Bosi i këtij kampionati ka reaguar ndaj kërkesës së Shoqatës së Pilotëve të Formula 1 për ndryshime në bordin drejtues të tij duke deklaruar se ata nuk kanë asnjë të drejtë që të flasin për diçka të tillë.

Sipas Eklestone, interesi i vetëm i pilotëve është të përfitojnë sa më shumë të ardhura nga ky sport dhe se askush prej tyre nuk është interesuar të japë ndihmesën për përmirësimin e tij.

“Pilotët mendojnë vetëm për të ardhurat që përfitojnë nga Formula 1. Nuk kam parë asnjërin prej tyre që të japë qoftë edhe një dollarë për këtë sport. T’i shkon për ndonjë drekë ose darkë me ta dhe ata nuk paguajnë as llogarinë. Pilotët nuk duhet të flasin. Ajo që duhet të bëjnë është vetëm të hyjnë në makinë dhe ta drejtojnë atë”, -tha Ecclestone për ESPN.

Top Channel