Mancini, te Interi edhe sezonin e ardhshëm

05/04/2016 00:00

Roberto Mancini duket se do të vazhdojë të jetë trajneri i Interit edhe sezonin e ardhshëm edhe pse vendi i tretë në kampionat për zikaltrit duket shumë larg.

Zëvendëspresidenti i klubit milanez, Javier Zanetti në fakt ka konfirmuar besimin në drejtim të trajnerit 50-vjeçar duke deklaruar qëndrimin e tij në pankinën e klubit milanez.

Sipas asaj që publikohet te ‘La Gazzetta Dello Sport’, te Interi Mancini konsiderohet një personalitet me peshë në futbollin ndërkombëtare dhe është në gjendje që të bindë ndonjë prej emrave të njohur të futbollit aktual për t’u transferuar te zikaltrit.

Sigurisht Mancini do të ketë pretendimet e tij në merkaton e transferimeve edhe në rast të  mos kualifikimit në Ligën e Kampioneve dhe ka shumë të ngjarë që Erik Tohir të plotësojë kërkesat e tij.

Top Channel