Chelsea i së ardhmes, Conte bën pazar në Serinë A

05/04/2016 00:00

Pas zyrtarizimit të Antonio Kontes në pankinën e Chelseat, Blutë e Londrës kanë filluar të mendojnë për merkaton e transferimeve duke vënë në shënjestër lojtarët e dëshiruar nga tekniku italian.

Të bën përshtypje se emrat e kërkuar nga 46-vjeçari për të përforcuar skuadrën londineze vijnë pikërisht nga Serie A. Sipas të përditshmes La Gazzetta Dello Sport, javët e ardhshme pritet të përcaktohen edhe hierarkitë në listën e kërkesave të Kontes.

“Blutë” kanë nevojë për një qendërmbrojtës dhe për këtë rol, Konte dëshiron të ketë Leonardo Bonuccin, por problemi në këtë pikë qëndron te Juventusi që nuk dëshiron të privohet prej tij. Për këtë arsye, te Chelsea po fiton kuotë çdo ditë e më shumë kandidatuar e Rudiger të Romës.

Trajneri italian mendon edhe për mesfushën. Ëndrra e 46-vjeçarit është që të ketë nën urdhrat e tij Paul Pogba, për të cilin Juventus nuk kërkon më pak se 100 milionë Euro dhe kjo bën që Roman Abramovic të kthejë vëmendjen nga Nainggolan, kartonin e të cilit Roma e vlerëson 40 milionë Euro.

Përsa i përket sulmit, sipas medias britanike, Conte kërkon qëndrimin e Diego Kostës edhe pse ky i fundit ka kërkuar largimin e tij. Por jo vetëm kaq, në shënjestrën e kampionëve të Anglisë është edhe Higuain. Por argjëntinasi ka në kontratën e tij me Napolin një klauzolë për zgjidhjen e saj prej 94.5 milionë eurosh.

Me sy të mirë në këtë pikë shihet edhe kandidatura e Kavanit, i cili kërkohet edhe nga Juventusi. Në këtë rast të fundit nuk përjashtohet aspak mundësia që bardhezinjtë për të pasur uruguajanin të pranojnë transferimin e Moratës drejt Stamford Bridge.

Top Channel