Beyonce e ekspozon kështu Ivy Park

05/04/2016 00:00

Beyonce fiton gjithmonë vëmendjen me stilin e saj të veçantë. Dhe kjo duket dhe në fotot e veçanta të 34-vjeçares për Elle.

Këngëtarja ka treguar linjën e sajtë re të veshjeve, Ivy Park në edicionin e majit të Elle UK, duke pozuar mbi një karrike me kurrizin e harkuar. Gjatë modelimit, stilistja e re kishte veshur një palë çorape dhe taka të larta.

Këngëtarja e The Single Ladies në një tjetër foto shfaqet duke ekspozuar një palë trupore gri të linjës së saj, si stiliste e re në këtë fushë.

“E kam quajtur Ivy Park pasi parku është vendi ynë i përbashkët. Ne të gjithë shkojmë atje, të gjithë jemi të mirëpritur. Madje, atje jemi kreativ për veten tonë”, ka thënë Beyonce.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel