Çmendet PSG, ofron 193 mln euro për Neymar

05/04/2016 00:00

Neymar është kthyer në zgjedhjen e parë të PSG për merkaton e transferimeve. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “L’Equipe”, klubi parizien ka bërë gati ofertën.

PSG është gati të derdhë 193 milionë euro në arkat e Barcelonës për të siguruar shërbimin e sulmuesit brazilian e për të forcuar akoma më shumë hegjemoninë në Francë.

Neymar ka një kontratë me Barcelonën deri në qershorin e vitit 2018 dhe ende nuk e ka bërë rinovimin e saj, pavarësisht dëshirës së klubit katalanas për ta përfunduar këtë proces sa më shpejt të jetë e mundur.

Klubi francez, kampioni aktual i Ligue 1, për Neymar ka vendosur të heqë nga lista e tij e shpenzimeve emra të tillë si Hazard, Bale, madje edhe vetë Cristiano Ronaldon.

Top Channel